Zaev bisedë telefonike me Merkelin, ja për çfarë folën?

Kryeministri Zoran Zaev në një bisedë telefonike me kancelaren gjermane Angela Merkel ka kërkuar mbështetje lidhur me vendimin për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriu të cilin duhet të sjell Këshilli i BE-së në muajin qershor, duke e pasur parasysh atë se shteti ka status të vendit kandidat për anëtarësim në BE nga viti 2005, e arriti Marrëveshjen e Prespës dhe arriti rezultate në pikëpamje të proceseve reformuese.

“Është koha që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv për hapjen e negociatave aderuese. Ky vendim do të paraqesë inkurajim shtesë që të vazhdojë me reformat në Maqedoninë e Veriut”, theksoi Zaev në bisedën e djeshme telefonike me Merkelin.

Dy bashkëbiseduesit, siç kumtoi pres-shërbimi qeveritar, konstatuan se zbatimi i Marrëveshjes së Presës është një lajm i mirë për Evropën.

Gjatë bisedës u konfirmua që vizita e kryeministrit grek Cipras që u realizua të martën në Republikën e Maqedonisë së Veriut, më 2 prill, si dhe seanca e përbashkët e Qeverisë ishin momente historike.

Zhvillimi pozitiv i marrëdhënieve midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë është shembull pozitiv për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe këto janë lajme të mira për Evropën.

“Zbatimi i Marrëveshjes së Prespës konfirmon se dialogu dhe diplomacia krijojnë rezultate pozitive për tejkalimin e çështjeve të hapura, të cilët mund të sjellin përfitime të drejtpërdrejta ekonomike për qytetarët”, konkluduan bashkëbiseduesit..

Siç informoi kryeministri Zaev, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Greqisë nënshkruan disa marrëveshje për përforcimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit. Përveç kësaj në Shkup u mbajt Forumi i biznesit ku morën pjesë më shumë se 140 kompani nga Greqia dhe 250 kompani nga Maqedonia e Veriut.

Kryeministri Zaev gjithashtu e informoi Kancelaren Merkel edhe për zhvillimet tjera politike në shtet, siç është mbajtja e dialogut të hapur me opozitën në lidhje me reformat ku dhe janë arritur rezultate konkrete me miratimin e një ligji të ri kundër diskriminimit, themelimin e Komisionit kundër korrupsionit, si dhe reformat në shërbimet e sigurisë dhe administratën publike. Dialogu për të ardhmen e Prokurorisë Speciale Publike është në rrjedhë.

Kryeministri Zaev e falënderoi kancelaren Merkel për mbështetjen që Gjermania e dha në të gjitha proceset, duke përfshirë edhe tejkalimin e kontestit për emrin me Greqinë fqinje, reformat e brendshme, veçanërisht me këshilltarin ekonomik që Gjermania e siguroi, me qëllim që t’i ndihmojë Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Gjermania, siç theksohet në kumtesë, është partneri më i madh tregtar i Maqedonisë së Veriut dhe interesimi i investitorëve gjermanë është gjithnjë më i madh. Përveç kësaj, në vend zbatohet modeli për arsimim të dyfishtë me ndihmën e partnerëve gjermanë.

Kancelarja Merkel e përshëndeti zhvillimin pozitiv të zbatimit të Marrëveshjes të Prespës, si dhe zbatimin e reformave të vendit përmes dialogut të hapur me opozitën, gjë që sipas saj do të sjell rezultate pozitive dhe konkrete.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu