Zaev: Do të dëshmoja në rastin “Monstra”, nëse do të kërkonte gjykata

Kryeministri Zoran Zaev, do të dëshmonte në rastin “Monstra” nëse gjykata kërkon një gjë të tillë. Këtë sot në konferencë për shtyp e tha vetë kryeministri Zoran Zaev.

“Nëse kërkon gjykata do të jem dëshmitar dhe do të tregoj gjithçka që di. Gjithë materialet që i kam, janë dorëzuar në gjykatë, edhe bisedat e Zoran Zaev edhe të Branko Crvenkovskit dhe Goran Sugareski. Ju kam treguar familjarëve ku i kam parë, se si njëri nga të dyshuarit bisedonte me Nevzat Bejtën. Ju kam treguar gjithçka familjarëve”, tha Zaev.

Ai në konferencën e sotme ka folur edhe për çështjen e emrit me Greqinë, duke thënë se nuk duhet të bëhet dramë edhe nëse Greqia vendos veto për anëtarësim të vendit në NATO.

Ndërsa sa i përket zgjerimit të koalicionit qeveriatar, ai tha se bisedon me gjitha subjektet dhe ftoi t’i bashkangjiten gjithë deputetët të cilët besojnë në konceptin shoqëri për të gjithë./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu