Zaev: I besoj Ali Ahmetit, s’kam dilema

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev ka thënë se ui beson kreut të BDI-së, Ali Ahmeti dhe koalicionin me këtë parti e ka bërë në bazë të programit. Ai ka thënë se nëse ky program respektohet, besimi ekziston dhe do mbijetoj edhe në të ardhmen.

“Nuk kam dilemë. Kam besim tek Ali Ahmeti në tentimet e tij që të zbatohet programi së bashku si pushtet egzekutiv në koalicion për të mirën e qytetarëve për të cilët punojmë dhe egzistojmë”, u shpreh Zaev.

Ai tha se beson se koalicioni që ka zgjidhur problemet më të mëdha të shtetit, koalicioni që punon në perspektivat ekonomike, që është transparente ka të ardhme dhe në momentin kur do të punon në kundërshtim me këto parime nuk do të ketë të ardhme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu