Zaev: I pranuam kërkesat e Ziadin Selës

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, sot ka mbajtur takim me kryetarin e Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, me të cilin kanë diskutuar për procesin e ndryshimeve kushtetuese dhe amendamentet të cilat i dorëzoi opozitar shqiptare.

Pas takimit me Selën, Zaev njoftoi se kërkeat e Aleancës për Shqiptarët janë pranuar dhe do të vendosen në propozim-amendamentet e Qeverisë.

“Jam i kënaqur për rrjedhën e takimit. Aleanca për Shqiptarët vazhdon me përcaktimin e saj proevropian. E rëndësishme është që procesi të jetë i suksesshëm dhe më vjen mirë që arritëm
marrëveshje. Deri tani është pranuar amendamenti i Aleancës, në pjesën për qytetarët që jetojnë brenda kufijve të shtetit. Dhe formulimi përfundimtar do të jetë sipas propozimit të Aleancës për Shqiptarët”, tha Zaev.

Ai shtoi se edhe propozimi i dytë i Lëvizjes Besa dhe Aleancës për Shqiptarët që kishte të bëjë me pjesën për diasporën e Maqedonisë është pranuar.

“Pra në Kushtetutë do të qëndrojë se shteti do të përkujdeset për diasporën maqedonase dhe diasporën e etnive tjera, si shqiptarët, turqit dhe të tjerëve”, tha Zaev.

Ai shtoi se propozimi i tretë e cila është pranuar nga Aleanca është për kufizimin e Maqedonsë me Kosovën. Zaev njoftoi se në ndryshimet kushtetuese do të shënohet se Kosova është fqinj i Maqedonisë.

I pyetur nga gazetarët për mendimin e deputetëve tjerë për këto propozime, Zaev tha se ai është në komunikim të vazhdueshëm me ata dhe nuk ka asgjë kontestuese në lidhje me këto propozime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu