Zaev ka një “bakshish” për shqiptarët që i dhanë votën, reshtohet krah Serbisë dhe haptazi del kundër Ushtrisë së Kosovës

Krijimi i Ushtrisë së Kosovës nxorri në pah edhe një herë tjetër dyfytyrësinë e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev ndaj shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti, ndaj atyre dhjetra mijërave të cilët e votuan dhe i dhanë besimin, pritën dhe shpresuan se ai, ndryshe nga paraardhësi i tij Gruevski, nuk do jetë një politikan nacionalist maqedonas që do vazhdonte akoma të thellonte vijën e ndasisë etnike mes dy popujve që e përbëjnë Maqedoninë: Shqiptarëve dhe sllavëve, por po rezulton ndryshe, si në politikën e brendëshme, ashtu edhe në atë të jashtme, në raport me shqiptarët Zoran Zaev e ka të vështirë të shkëputet nga fryma shqiptarofobe e partisë së tij famëkeqe LSDM, që pas viteve 90-të ka torturuar, rrahur, burgosur e vrarë shumë shqiptarë të pafajshëm, shkruan InfoShqip.

Shfaqjet e tij në fushatat elektorale si një politikan që po sjell frymë të re të politikbërjes në Maqedoni si duket, shumë shqiptarë i lëkundën dhe i bënë të harrojnë se LSDM është parti pasardhëse e komunistëve jugosllavë, me traditë të lashtë antishqiptare, të dëshmuar fort madje, si para 90-tës edhe pas saj.

Nëse bëjmë një krahasim mes qeverisjes “Gruevski” dhe qeverisjes “Zaev”, në politikën e jashtme, në raport me shqiptarët Zaev del më nacionalist dhe më antishqiptar se Gruevski, theksojmë ktu faktin se Maqedonia me Zaevin kryeministër dy herë është reshtuar kundër Kosovës në tendencat e saj për tu përfshirë në organizma ndërkombëtarë si Unesco, Interplol, deklaratat e Zaev kundër taksës 100% të Kosovës ndaj Serbisë dhe në fund, qëndrimet kundërshtuese ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës, qëndrime këto që Maqedonia nuk i ka pasur ndaj Kosovës para qeverisjes të Zaevit.

E nëse krahasojmë politikat e brendëshme, kemi Gruevskin, nacionalistin e përbetuar dhe Zaevin, që shqiptarët i trajton si përqindje dhe realizimi i premtimeve të tij ndaj shqiptarëve nuk duket akoma në horizont.

Thënë shkurt, Zaev zbaton standarte të dyfishta ndaj shqiptarëve, kur flet për to, shfaqet liberal, demokrat dhe shpreh barazi, ndërsa kur vjen çështja e zbatimit, për Zaevin janë më të rëndësishme raportet me Beogradin, sesa qëndrimet e shqiptarëve dhe SHBA-së, që i dhanë votën dhe bënë çmos që ai të bëhet kryeministër, në kohën kur Beogradi dhe Moska bënin çmos të vazhdonin vijimësinë e tyre nëpërmjet Gruevskit./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu