Zaev: Koalicioni me BDI-në nuk do t’i dëmtojë partnerët

Kryeministri Zoran Zaev sot tha se shumica kuvendare është stabile dhe ka kuptim të ndërsjellë.

“Koalicioni me BDI-në do të thotë bashkërisht në zgjedhje lokale dhe kjo do të vërtetohet nga vet kandidatët. Mund të ndodh diku të mbështesim BDI-në që në rreth të parë ose BDI të vendosë kandidat të LSDM-së. Dikund do të shkojmë me mbështetje në rreth të dytë për shkak kemi edhe kandidatë tonë”, tha Zaev.

Ai tha se se në koalicionin qeveritar ka disa parti politike, ndërsa partnerët më të mëdhenj janë LSDM dhe BDI si dhe Besa dhe PDSH bashkërisht me 24 parti të tjera.

“Shumica parlamentare është stabile, ka kuptim të ndërsjellë, ndërsa mundësi do të ketë secili dhe nuk do të lejojmë se çdo marrëveshje bilaterale në këtë koalicion të dëmtojë partinë e tretë nga koalicioni”, tha Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu