Zaev: Me Rusinë duhet ta thellojmë bashkëpunimin në ekonomi

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev dje në forumin e përbashkët të biznesit maqedonaso-rus i ftoi kompanitë ruse të hyjnë në projekte të përbashkëta me partnerë maqedonas në energjetikë, gazifikim, turizëm dhe bujqësi.

Ai kërkoi që kompanitë ruse duhet të hyjnë në tregun e Maqedonisë më intensivisht.

“Marrëdhëniet me Federatën Ruse janë tradicionale miqësore, por potencialet në ekonomi janë nën shfrytëzim dhe ne duhet të punojmë në këtë segment. Në dialogun e Komisionit Ndërqeveritar i cili po rifillon punën, dinamika e re është prezantuar këtë vit. Ne duhet të kemi sukses. Unë besoj se do të bëjmë një hap serioz përpara, tha Zaev”, theksoi Zaev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu