Zaev në Uashington në takim me nënkryetarin e SHBA-ve Mike Pence, ja për çfarë do të diskutohet

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev nesër në Uashington do të realizojë takim me nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mike Pence, kumtoi sot shërbimi qeveritar për shtyp.

“Takimi do të realizohet me ftesë të nënpresidentit Pence, ndërkaq në të do të bisedohet për përparimin e Republikës së Maqedonisë drejt anëtarësimit në NATO”, thonë nga Qeveria.

Vizita e Zaevit në Uashington dhe takimi me nënpresidentin Pence pason vizitat e sekretarit amerikan të Mbrojtjes, James Mattis dhe të ndihmës sekretarit shtetëror, Wes Mitchel në Maqedoni dhe është në vazhdën e mbështetjes së shprehur për referendumin e ardhshëm dhe integrimin e vendit në NATO dhe BE.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu