Zaev përgënjeshtron: Nuk u kam dhënë para deputetëve, Taravari të kërkojë falje publike

Kryeministri Zoran Zaev mohon fuqishëm gënjeshtrat dhe dezinformatat se ai apo dikush tjetër u ka ofruar para deputetëve me urdhër të tij, deklarojnë nga Qeveria, transmeton InfoShqip.

“Për këtë manipulim të rëndë, gënjeshtër dhe shpifje, do të ndërmerren të gjitha hapat ligjore nëpërmjet organeve të drejtësisë nëse zoti Taravari nuk e tërheq menjëherë shpifjen në publik dhe nuk kërkon falje në publik”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Taravari në TV Sitel sonte ka akuzuar qeverinë se i ka ofruar para një deputeti për t’iu bashkuar shumicës aktuale parlamentare./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu