Zaev i përlotur në konferencën për shtyp

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev është shfaqur i përlotur në konferencën e parë për shtyp pas dhnës së ushtruar në parlamentin e Maqedonisë. I durtrokitur nga mbështetësit e tij dhe i shoqëruar nga zyrtarë të tjerë të partisë Zaev nuk ka mundur të përmbajë emocionet.

Ai u shpreh se pavarësisht asaj që ndodhi mbrëmjen e së enjtes, është bërë një hap i madh para pasi u zgjodh kryetari i parlamentit dhe do të vazhdohet me formimin e institucioneve tjera. Ai ka uruar kryetarin e ri të parlamentit Talat Xhaferi dhe i ka thënë se e mbështet.

Për dhunën e ushtruar nga huliganët, Zaev tha se një pjesë e atyre që ushtruan dhunë ishin pjesëtarë të policisë dhe disa të tjerë banditë që synonin likujdimin e tij fizik. “Ajo që ndodhi mbrëmë, tha Zaev, ishte një përpjekje për vrasje dhe ju të gjithë e patë. Ishte një skenar i koordinuar edhe nga forcat policore”.

Zaev theksoi se nuk do ta pranojë ftesën e presidentit Ivanov, duke e cilësuar atë si përgjegjës për atë që ndodhi mbrëmë brenda dhe jashtë Kuvendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu