Kryeministri i vendit, Zoran Zaev tashmë është në Bullgari për shkak të trag jedisë së tmerrshme. Në një intervistë për Bulgaria ON AIR, kryeministri Zaev tha se do të takohet me të mbi jetuarit e trag jedisë. Ai tha se ka arritur të bisedojë me njërin nga personat e vendosur në spitalin “Pirogov”.
“Ai më tha se ka dëgjuar eksplodim. Ati dhe gjashtë të mbij etuarit e tjerë i kanë thyer dritare e autobusit dhe kanë arritur të ikin dhe të shpëtojnë. Vik timat e tragjedisë janë persona të moshës prej 25-30 vjeç, ka edhe fëmijë. Tragjedia është e madhe”, theksoi Zaev duke shtuar se në këtë fazë nga autoritetet maqedonase nuk pritet hetim paralel.
“Ju besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse u duhet ndihmë, jemi të gatshëm të ndihmojmë në hetim. Tani më e rëndësishmja është të shohim t’u ndihmojmë të lën duarve”, deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.









