Zaev: Po hyjmë në fazë kritike

“Tanimë disa javë, ju, unë dhe gjithë vendi funksionon në një mënyrë tjetër, në një luftë të përditshme kundër koronavirusit. Bashkë po luftojmë kundër një armiku të padukshëm i cili ka shkaktuar pandemi globale dhe po rrezikon jetën e qytetarëve tanë, por dhe qytetarëve në mbarë botën. Numri i madh i të të prekurve, por për fat të keq edhe i atyre që kanë ndërruar jetë, flet për seriozitetin e kësaj pandemie globale dhe pasojat prej saj”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Sipas Zaev, vendi jonë reagoi me kohë, ndërmori masat e nevojshme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, por edhe për sanimin e pasojave ekonomike.

“Reagimi i parë ishte shumë i rëndësishëm për zbutjen e goditjes dhe që sistemi shëndetësorë i përgatitur t’i përgjigjet kësaj sfide. Megjithatë dalëngadalë vendi jonë po hyn në një fazë kritike, që nga ekspertët është vlerësuar si periudha më e vështirë dhe më e rëndë e pandemisë. Para nesh është sfida më e madhe në luftën kundër koronavirusit, ku pritet arritje e kulmit të të infektuarve”, tha Zaev, i cili njëherit porositi për më shumë përgjegjësi personale, përkushtim më të madh në mbrojtje të shëndetit tonë, shëndetit të të afërmeve tanë, fëmijëve, prindërve, miqve dhe shokëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu