Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev theksoi për TV21 se pushteti ka organizuar ngjarjet e Kumanovës të 9 dhe 10 majit.
Publikimi i bombave i bashkoi qytetarët, e keni parë 17 majin dhe protestat që zgjuan të gjithë
Sipas meje, pushteti ka organizuar Kumanovën, i frikësuar nga pasojat që do ti ndodhnin vendit.
“Ishte tentim i fundit për të nxitur tensione dhe urrejtje midis shqiptarëve dhe maqedonasve, por kjo nuk i ndodhi, sepse qytetarët u treguan të pjekur. “, theksoi Zaev.
Duke folur edhe për rastin “Monstra”, Zaev tha se ai rast do të zbardhet, por jo zbardhje përgjysmë, sepse mund të shkaktojë pasoja.