Zaev reagon për situatën kaotike: Ekipet për shpëtim janë nisur drejt Shqipërisë

Lidhur me emergjencën në të cilën ndodhet vendi ynë, pas tërmetit Maqedonia e Veriut ka nisur drejt Shqipërisë ekipe të shpëtimit dhe kompani nga rajoni i Strugës-Ohrit.

Lajmi është bërë me dije nga vet kryeministri Maqedonas Zoran Zaev, teksa ka qenë i pranishëm këtë të martë tribunën me punonjësit e shëndetësisë në Shkup.

“Vendi ynë që herët në mëngjes i ka sjellë të gjitha vendimet të asistojnë në Shqipërinë mike për shkak tragjedisë që ndodhi. Për fat të keq tashmë janë konstatuar shtatë viktima”.-është shprehur kryeministri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu