Kryeministri i vendit Zoran Zaev mbrëm ishte i ftuar në emisionin “Otvoreno” në televizionin “24” me një panel gazetarësh dhe studentësh. Aktualiteti politik dhe ndryshimet kushtetuese “dominuan” këtë debat, ku kryeministri Zaev u shprehë se nuk i ka votat e mjaftueshme për ndryshimet kushtetuese, sipas tij për momentin ai ka 76 vota.
Gazetarja Sinadinovska në një moment pyeti Zoran Zaevin se cili është qëndrimi i z.Sela në lidhje me ndryshimet kushtetuese?! Në pyetjen e gazetares kryeministri u përgjigjë se Sela ka qëndrim pozitiv sa i përket ndryshimeve kushtetuese.
Video:










