Kryeministri maqedonas theksoi gjithashtu përfitimet e anëtarësimit në BE dhe NATO, duke i bërë thirrje qytetarëve që të shkojnë në votime më 30 shtator dhe të kapin mundësinë për një të ardhme më të mirë.
Nga ana tjetër, lideri i VMRO-së në opozitë, Hristijan Mickoski, tha se të gjithë qytetarët në referendumin e ardhshëm duhet të veprojë në përputhje me bindjet, ndërgjegjen dhe duke dëgjuar zemrën.
“Referendumi do të jetë edhe për pak ditë, më 30 shtator, dhe do të informoheni në lidhje me pozicionin tim në këtë çështje”, tha Mickoski gjatë një interviste televizive.
Ai beson se shumica e anëtarëve dhe përkrahësve të VMRO-së, në referendum do hedhë votën “kundër” ose do abstenojë, sepse, thotë ai, qëndrimi i partisë së tij për referendumin është i qartë.
“Në rast se çështja i referohet vetëm një marrëveshjeje me Greqinë, unë do të bëj çmos për të bindur qytetarët për të votuar ‘kundër’”, i Mickoski, duke shtuar se ai ishte i gatshëm të pranojë rezultatin e referendumit.
Ne referendumin e së dielës, për të cilin është investuar i gjithë faktori ndërkombëtar, maqedonasit do ftohen krahas vlerësimit me votë për marrëveshjen me Greqinë, paralel edhe për atë nëse janë ose për anëtarësim në NATO dhe BE. /tesheshi.com/










