Zaev uron kancelarin e ri gjerman: Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet

Kryeministri Zoran Zaev ka uruar kancelarin e sapozgjedhur gjerman Olaf Scholz i cili sot mori postin e Angela Merkel.

“Urime të sinqerta për kancelarin e ri gjerman, socialdemokratin Olaf Scholz. Vitet e fundit kemi thelluar bashkëpunimin tonë me Gjermaninë, si partneri ynë i ndershëm dhe strategjik.

Besoj se partneriteti mes Gjermanisë dhe Maqedonisë së Veriut do të intensifikohet dhe përmirësohet”, ka shkruar kryeministri Zaev në “Twitter”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu