Kryeministri Zoran Zaev pret rritje ekonomike prej mbi katër për qind në tremujorin e parë të këtij viti dhe tejkalim të projeksioneve për rritje prej 3,2 për qind për tërë vitin.
Mbetet në përpjekje për viti ekonomik, ndërsa optimizmin, siç deklaroi sot, e bazon në të dhënat për rritje të prodhimit industrial në dy muajt e parë të këtij viti për 11, gjegjësisht shtatë për qind, rritje prej 312 për qind të investimeve kapitale në rrugët shtetërore, si dhe rritja e eksportit nga zonat për 25 për qind në tremujorin e parë.
“Banka Botërore i ndjek trendet të cilat ndodhin, të cilat neve na japin të drejtë të mbesim në qëndrimet tona dhe do të thoja madje edhe më shumë, do t’i kalojmë 3,2 për qind e projektuara, me një arsye që në shkurt industria u rrit për shtatë për qind, në janar për 11 për qind. Investimet e përgjithshme kapitale për rrugët janë rritur për 300 për qind. Vitin e kaluar në tremujorin e parë ka pasur 980 milionë denarë, ndërsa tani janë 2,8 për qind miliardë denarë që është rritje prej 312 për qind. Mbrëmë vonë i mora të dhënat për eksportin dhe importin në zonat industriale, nga ZZHTI, që është rritur mbi 25 për qind”, tha Zaevi, në komentin për projeksionet e ndryshme për rritjen me Bankën Botërore dhe kritikat e paradokohshme nga Oda Ekonomike Gjermane.
Ai potencoi, janë tregues serioz të cilët tregojnë se ekonomia jonë ec me një temp të përshpejtuar.
“Në kapacitet të plotë është edhe gazifikimi, hekuridha plotësisht është liruar, këto janë 75 për qind nga investimet kapitale në shtet, ndërsa 25 për qind e tjerë i lëvizim në pjesët e kanalizimeve, çerdheve, kopshteve dhe shkollave. Vetëm me përveshjen e mëngëve dhe punë të mirë mund t’i depërtojmë madje edhe parametrat e projektuara”, tha Zaevi.
Oda Ekonomike Gjermane, theksoi, me të drejtë ka reaguar kur ne si socialdemokratë dhe të majtë sjellim masa të caktuara, por obligimi ynë si Qeveri krahas biznesit dhe ekonomisë është solidariteti dhe ndihma për të varfrit.










