Zakariash: Shpresojmë që konferenca ndërqeveritare të mbahet deri në korrik

Portugalia, e cila aktualisht mban presidencën e radhës të Bashkimit Evropian, shpreson që mosmarrëveshja me Sofjen të zhbllokohet në gjysmën e parë të këtij viti dhe se do të mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja portugeze e shtetit përgjegjëse për BE-në, Ana Paula Zakariash, në një intervist për agjencinë e lajmeve MIA tha se vendi i saj, i cili mban presidencën e BE-së deri më 1 korrik të këtij viti, shpreson që mosmarrëveshja me Sofjen të zhbllokohet dhe të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut.

Sekretarja portugeze e shtetit përgjegjëse për BE-në, Ana Paula Zakariash, në ni intervistën për agjencinë e lajmeve MIA thekson se zgjerimi i BE-së është prioritet për presidencën portugeze, e cila mori kryesimin nga 1 janari dhe që do zgjat deri më 30 qershor këtë vit. Ajo shtoi se kontaktet janë duke u zhvilluar me të dy palët Shkupin dhe Sofjen – për të gjetur një zgjidhje të mosmarrëveshjes dypalëshe që po pengon hapjen e negociatave me BE.

Kemi filluar me kontakte politike me Bullgarinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut që të arrijmë të gjejmë rrugë në hapjen e procesit dhe gjatë kohës së kryesimit tonë të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe më Shqipërinë”, ka deklaruar sot Zakariash në Bruksel.

Ndërkohë, presidenti Stevo Pendarovski, në takim me euroambasadorin Ripard Gir, porositi se integrimi i plotë i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është një garanci thelbësore për zhvillimin e mëtejshëm demokratik, stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit.

“Vetëm përmes dialogut dhe respektimit të parimeve dhe vlerave themelore të Bashkimit Evropian, si dhe ligjit ndërkombëtar mund të kapërcehen ndryshimet dhe sfidat bilaterale”, tha Pendarovski

Nga ana tjetër, Kryeministri Zoran Zaev tha se fokusi në bisedimet me Bullgarinë deri në përfundimin e zgjedhjeve atje do të jetë në Planin e Aksinar, i cili do të pasohet nga zhvillimi i bisedimeve në nivelin politik.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përkeqësuan raportet për shkak të kontesteve historike. Ky kontest ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu