Zaniolo nuk dëshiron të stërvitet me Romën, po bën presion që të kalojë te Juve

Nicolo Zaniolo është duke refuzuar të stërvitet me bashkëlojtarët te Roma, ndërkohë që po lidhet me një kalim te Juventusi.

Giallorossët i kanë nisur stërvitjet në Portugali, ndërsa trajneri Jose Mourinho në një prononcim për Corriere dello Sport është ankuar lidhur me afatin kalimtar.

Burime të ndryshme kanë thënë për La Repubblica dhe Calciomercato.com se italiani nuk është stërvitur me skuadrën mëngjesin e të martës dhe kjo nuk ka pasur të bëjë me ndonjë lëndim.

Ai ka kërkuar të mos përfshihet dhe madje nuk ka dashur të udhëtojë drejt Algarve, pasi dëshiron të transferohet te Juventusi.

Burime të Football Italia thonë se Zonja e Vjetër nuk dëshiron të paguajë 50 milionë euro (aq sa kërkon Roma), prandaj do të përpiqet ta përfshijë në marrëveshje Arthur Melon ose Denis Zakarian, në mënyrë që ta ulë çmimin.

Një version tjetër mund të jetë huazimi me opsion apo obligim blerjeje, me kusht që të sigurojë shërbimet e Zaniolos. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu