Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim ditën e sotme që ka zgjatur për më shumë se 90 minuta me kancelaren Angela Merkel.
Pas përfundimit të takimit, të dy kanë pasur një konferencë për mediat, ku Merkel edhe pse është shprehur se e mbështet çeljen e negociatave të vendit tonë me BE, ka theksuar se ka disa parakushte që duhet plotësuar.
Një prej mesazheve që Merkel i ka dhënë Ramës, mësohet të ketë qenë: “Unë mund vetëm t’ju inkurajojë për të vazhduar në rrugën e reformave. Kjo krijon mundësi për rritje ekonomike dhe prespektivë për të rinjtë.”
Është e qartë se ndryshe nga rekomandimi i Komisionit Evropian, i cili propozoi hapjen e negociatave me Shqipërinë në mënyrë që rajoni të mos rrëshqasë drejt Rusisë dhe Turqisë, Berlini nuk ka ndërmend të marrë një vendim thjesht për arsye gjeopolitike, por kërkon reforma konkrete nga qeveria e Ramës. /albeu.com/










