Zbrazet qendra tregtare, dikush thirri: “Bombë, bombë” (VIDEO)

Të pranishmit në një qendër tregtare në Kent të Anglisë, ikën përjashta me vrap pasi dëgjuan një krismë të madhe, gjë që doli të jetë diçka krejtësisht e pafajshme.

Por, fakti që dikush bërtiti ‘bombë, bombë’ i frikësoi ata edhe më shumë, duke bërë që të nisen me nxitim në drejtim të dyerve emergjente.

Numri i madh i njerëzve, bëri që të krijohet stampedo në disa dalje, por nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Në anën tjetër, krisma nuk ishte asgjë më shumë se një tabelë metalike, që u përplas në dysheme prej pjesës së jashtme të një restoranti.

Policia ka bërë të ditur se ‘nuk ka asgjë për shqetësim’, teksa qendra tregtare po vazhdon të funksionojë si gjithmonë.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu