Zbulohen disa nga bartësit e mundëshëm të njësive zgjedhore

Në qarqet opozitare në Strugë po flitet shumë për kandidatët e mundshëm të VMRO-DPMNE-së për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Burime nga partia opozitare thonë se Jovan Jauleski nga Struga do të jetë kandidat i VMRO-DPMNE-së për deputet në njësinë e pestë zgjedhore edhe atë si bartës liste.

Nga ky qytet, kandidat i besueshëm i LSDM-së është koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski, i cili përflitet si kandidat i mundshëm për bartës në njësinë e pestë zgjedhore.

Në njësitë e tjera zgjedhore, në NJZ numër 1 do të jetë lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, ndërsa aty do të jetë edhe Dimitar Kovaçevski nga LSDM-ja.

Në NJZ numër 3 bartës nga VMRO-DPMNE do të jetë Vllado Misajlovski, ndërsa në NJZ numër 4 do të jetë Aleksandar Nikoloski.

Megjithatë, dy partitë më të mëdha njoftuan se pas festave do të hyjnë në fazën përfundimtare të zyrtarizimit të listave parlamentare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu