Zbulohen fjalët e Bonuccit drejtuar gjyqtarit në ndeshjen Lazio-Juventus

Leonardo Bonucci pati një diskutim të shkurtër me gjyqtarin e katërt gjatë ndeshjes mes Lazios dhe Juventusit. Gjyqtari kryesor Michael Fabbri kishte mjaft telashe gjatë duelit me disa vendime të diskutueshme në fitoren e vendasve me rezultatin 3-1.

Në një moment gjatë pjesës së parë, Luiz Felipe ndërhyri ashpër ndaj Blaise Matuidi afër zonës së Lazios por arbitri nuk sinjalizoi as ndërhyrje të palejueshme. Futbollistët e Juventusit kërkuan nga Fabbri që rastin ta shikonte në sistemin VAR por gjithçka u mohua.

Televizioni italian DAZN ka bërë të ditur se në atë moment kapiteni i Bianconerëve, Bonucci iu afrua gjyqtarit të katërt me një kërkesë direkte. “Ndihmoj, t’i mund ta shohësh”, ishin fjalët e Bonuccit drejtuar gjyqtarit të katërt.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu