Zbulohet arsyeja, ja pse nuk lejohen avionët të fluturojnë mbi shtëpinë e Messit

Pak ditë më parë, Javier Sanchez-Prieto, shef i përgjithshëm i agjencisë së fluturimeve “Vueling”, deklaroi për mediat se avionët nuk lejohen të fluturojnë mbi shtëpinë e Lionel Messit në Barcelonë.

Ky lajm u konfirmua më pas edhe nga zyra e aviacionit në Spanjë.

Pas aludimeve të shumta, se përse nuk lejohen fluturimet mbi shtëpinë e fantazistit, është zbuluar dhe arsyeja reale.

Në zonën e Gavës, ku ndodhet dhe shtëpia e Messit, ka specie në zhdukje dhe zhurmat e avionëve do të shqetësonin këto specie, duke prishur kështu ekosistemin.

Për këtë arsye nuk lejohen avionët, në mënyrë që të ruhet jeta e gjallesave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu