Zbulohet arsyeja pse erdhi nëndetësja turke në Shqipëri

Një nëndetëse e huaj ka ardhur për vizitë në portin e Durrësit, ndërsa qytetarët e shqetësuar kanë raportuar ngjarjen të dokumentuar me foto e video pranë JOQ.al.

Zyrtarisht mësohet se bëhet fjalë për një vizitë një ditore nëndetësen turke “TCG PREVEZE S – 353”.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit mes Forcës Detare të Turqisë dhe Shqipërisë.

Është hera e dytë, pas vizitës 4 ditore që zhvilloi më 29 shtator 2015, që kjo nëndetëse turke vjen sërish në Durrës.

Nëndetësja 353 me gjatësi 62 m, gjerësinë 5,8 m e tonazh 1400 ton është një nga nëndetëset më moderne të flotës luftarakë detare të Turqisë.

Ditën e premte janë planifikuar të zhvillohen vizita nga ekuipazhi i saj me drejtues të lartë vendorë, ndërsa në ditët e qëndrimit do të ketë vizita të ndërsjellta të personaliteteve të larta diplomatike, ushtarake dhe vizita të qytetarëve në nëndetëse dhe të stafit ushtarak turk në objekte muzeale të vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu