Zbulohet arsyeja pse Lewandowski refuzoi ofertën marramendëse nga Real Madrid

Pavarësisht se Real Madrid është një nga klubet më të rëndësishëm në botë, gjatë historisë së gjatë të skuadrës ka qenë i detyruar të pranojë edhe disa refuzime prestigjioze.

Një nga këto refuzime ka ardhur nga Robert Lewandowski, sulmuesi i Bayern Munich. Sipas One Sport, polaku duket se ka refuzuar në 2013-ën një ofertë shumë të rëndësishme nga Real Madrid.

Nëse do të kishte pranuar propozimin madrilen, Lewandowski do të kishte marrë 11 milionë euro në momentin e nënshkrimit të kontratës, plus 8.6 milionë euro në sezon deri më 30 qershor të 2020-ës.

Një operacion me kosto të përgjithshme 75 milionë euro. Megjithatë, lojtari ka falënderuar dhe ka refuzuar, duke u transferuar te Bayern Munich pak muaj më mbrapa.

Arsyen e refuzimit e ka zbuluar Cezary Kucharski, këshilltar i lojtarit deri në 2018-ën:

“E kam bindur se duhej të ishte numri një te një klub i madh. Te Real Madrid do të ishte mbrapa Benzema dhe francezi do ta kishte fituar garën”.

“Nuk mund ta lejoja që të transferohej te një klub ku konsiderohej si zgjedhja e dytë”.

data-full-width-responsive="true">

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu