Zbulohet banori i parë i “Big Brother VIP” 3? Gazetari: Do tentoj të jem dikushi

Akoma nuk i ka ikur “shija” e “Big Brother Vip 2”, e përgatitjet kanë nisur për sezonin e tretë.

E teksa na ndajnë pak muaj nga startimi i saj, po përfliten edhe emrat që mund të bëhen pjesë e saj.

Mirëpo, një ish-banor i sezoneve të para, gazetari Adi Pojana, ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në “BBV3”. Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Se luan topi”, ai u shpreh se me shumë dëshirë do merrte pjesë në sezonin e ardhshëm.

“Po, patjetër. Nëse do kem besim te ajo që do ky Big Brother, patjetër. Do tentoj të jem dikush tjetër”– tha Adi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu