Zbulohet bunkeri i fundit i Hitlerit, ç’u gjet në objektin më të kërkuar në histori (FOTO)

Fotografi Marc Askat ishte duke ecur nëpër fshatrat e dendura e të pyllëzuara në Francën veriore, kur hasi objektin më të kërkuar në histori.

Ai po kërkonte një pamje të bukur për fotografi kur u pengua papritur dhe i zuri syri një hyrje të mistershme, që ishte në fakt dera e bunkerit të fundit të Adolf Hitlerit.

Mësohet se në këtë vend udhëheqësi nazist komplotonte pushtimin e Britanisë.

Kalaja e frikshme nëntokësore është e mbushur me legjenda, mbi një nga luftërat më shkatërruese në historinë njerëzore.

Është hera e parë që ky bunker gjendet dhe fotografohet.

Askat pa një ndërtesë të shkatërruar betoni që ishte fshehur mire mes pemëve dhe e ripërtëritur nga natyra.

Ai nuk ishte plotësisht i sigurt se çfarë do të gjente brenda, por filmoi gjithçka për të dokumentuar përvojën. Jashtë hasi një pishinë të madhe të mbuluar me myshk.

Sapo hyri në bunker dhe filloi të eksploronte një rrjet masiv të tuneleve dhe dhomave që shtriheshin nën sipërfaqen e tokës për plot gjashtë kilometra.

Në pikën më të thellë, bunkeri nëntokësor është afër 100 metra nën tokë. Korridoret e gjata me dhoma të ndryshme në të dyja, ishin të mbushura me armë dhe mjete torture.

Theksojmë se gjatë pushtimit të Francës, nazistët sollën terror dhe gjenocid në vend.

Bunkeri është i frikshëm në vetvete, por duke e ditur se dikur ishte i banuar nga njeriu më i lig, në bot, udhëtimi mes këtyre korridoreve bëhet edhe më drithërues. /Përshtati “JOQ.al”/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu