Zbulohet lista misterioze, zbuloni kush është shqiptari që është pjesë e Iluminatit

Prej shekujsh njerëzit janë apasionuar pas teorive konspirative.

Gjithmonë kanë menduar se disa shoqëri sekrete e drejtojnë botën në hije.

Historitë me Kalorësit Templarë, masonët dhe Illuminati-n kanë dominuar në fantazinë e njerëzve.

Disa thonë se mund të kenë të drejtë, duke ditur se disa ‘vëllazëri’ në universitetet më të mira në botë kanë arritur të ‘prodhojnë’ liderët më të fuqishëm në planet.

Të tjerë thonë se janë thjesht mite.

Së fundmi, BBC vizitoi një prej këtyre lozhave të masonëve në Skoci.

Gazetarja Amanda Ruggeri thotë se në Edinburg të Skocisë është ngritur për herë të parë një lozhë masonësh, duke rrëzuar pretendimin se është ngritur për herë të parë në Angli.

Madje një shprehje e vjetër thotë se kudo që shkonin skocezët, gjëja e parë që ngrinin ishte një kishë, pastaj një bankë, më pas një pub dhe në fund një lozhë.

Në fakt lozhat në atë kohë ishin thjesht bashkime profesionistësh të fushave të ndryshme.

Robert Cooper, kurator i Lozhës së Madhe të Skocisë rrëzon mitet se ata drejtojnë botën.

“Nëse do ishim një shoqëri sekrete, si do e dinit për ne? Ne kemi një godinë publike, një faqe në internet, faqe në Facebook. Ne madje bëjmë reklamë në shtyp. Por sërish jemi ‘një shoqëri sekrete që drejton botën’. Një shoqëri sekrete reale është mafia, triadat kineze. Ato janë shoqëri sekrete. Ato nuk kanë librari publike. Ato nuk kanë një muze ku mund të shëtisësh”.

Por kjo nuk i bind skeptikët.

Disa prej faqeve britanike të teorive konspirative kanë publikuar së fundmi një listë me 300 anëtarët sekret të Illuminati-t.

Sipas Neon Nettle, listën e udhëheq Mbretëresha e Anglisë, Elizabeta.

Në listë ka shumë emra të njohur mbretërish, biznesmenësh, politikanësh e gazetarësh.

Fjala bie në listë është Henry Kissinger, Paul Krugman, Giulio Andreotti apo Martti Ahtisaari.

Ndërkohë nga shqiptarët, në listë është Leka, Princi i Kurorës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu