Zbulohet një bazë ushtarake e nazistëve në Arktik

Një bazë sekrete ushtarake e nazistëve është zbuluar nga shkencëtarët rusë në Arktik, transmeton Insajderi.

Vendndodhja e kësaj baze është pranë ishullit të quajtur “Alexandra’, një mijë kilometra larg polit të veriut.

Baza konsiderohet se është ndërtuar në vitin 1942, një vit pasi ish-lideri i nazistëve Adolf Hitler kishte pushtuar Rusinë gjatë Luftës së Dytë Botërore, raporton The Independent.

Gjermanët këtë bazë e kishin emëruar me emrin “Schatzgraber” apo në shqip “thesari i qymyrit” të cilën e kishin përdorur kryesisht si një stacion moti.

Në këtë bazë janë gjetur 500 objekte të ndryshme, duke përfshirë edhe një grumbull të dokumenteve të ruajtura mirë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu