Zbulohet një tjetër problem serioz te avionët Boeing 737 Max

Kompania e prodhimit të avionëve ”Boeing”, ka njoftuar se disa prej avionëve të saj të serisë 737, duke përfshirë shumë 737 Max , të bllokuar pas dy incidenteve në Indonezi dhe Etiopi, mund të kenë disa pjesë të dëmtuara te pjesa e krahëve.

Kompania këshilloi kompanitë që operojnë me modelin 737 për të inspektuar fletët e krahëve (komponentët për kontrollin aerodinamik) në modelet Max dhe Ng (që përfshijnë modelet 737-600, -700, -800 dhe -900).

Disa nga këto pjesë mund të kenë nevojë të zëvendësohen, pasi rrezikohen të prishen ose të thyhen edhe pa shkaktuar rënien e avionit.

Administrata Federale e Aviacionit ka nxjerrë gjithashtu një direktivë që kërkon që kompanitë të kontrollojnë dhe ndoshta të zëvendësojnë “slat”-in e krahut brenda 10 ditëve.

Kompania zbuloi problemin e ri gjatë në një takimi me furnizuesit e komponentëve të avionëve.

Disa punonjës kanë vënë re se disa pjesë nuk janë trajtuar në nxehtësinë e duhur duke pretenduar se bëhet fjalë për çështje sigurie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu