Të shumta kanë qenë akuzat që ka lëshuar kreu i PD, Lulzim Basha ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm në Durrës.
Basha u shpreh se kryeministri Rama mendon të bëjë edhe një tjetër vjedhje me ligj.
Sipas Bashës, Rama ka premtuar truallin e konsullatës tonë në New York, për kullë në këmbim të një mini siperfaqe edhe për zyrat e konsullates.
“Rama kapet duke vjedhur me ligj dhe zhduket 5 ditë në New York, dhe atje po mendon të bëjë një tjetër vjedhje me ligj. Të vjedhë territorin e konsulatës në New York dhe të ndërtojë kullë”, u shpreh Basha.
Kujtojmë së tre ditë më parë kryeministri Rama është nisur drejt SHBA.
Ndërkohë vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, njëkohësisht Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, ka postuar foto nga vizita e Ramës në New York.










