Zbulohet reforma e rejshme, Musa Xhaferi në krye të BDI-së

Gjatë kësaj fushate parazgjedhore çdo ditë e më tepër zbulohet reforma e rejshme të cilën BDI u mundua ta paraqes si serioze para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Shumë ish funksionarë të cilët dhanë dorrëheqje nga postet qeveritare janë të pranishëm në çdo tubim, ndërsa Musa Xhaferi, personi më kontraverz dhe i uryer në BDI del në vijë të parë në tubime dhe në krye të partisë në çdo event. Një fakt tjetër që dëshmon se në rast se BDI fiton, Musa Xhaferi do të jetë figura kryesore në BDI është edhe moskandidimi i Festim Halilit në listën për deputet. Halili nuk ka zënë vendin e Musa Xhaferit as në lista e as në poste partiake, andaj në opinion janë ritur edhe më shumë bindjet se Musa Xhaferi nuk është eliminuar, por mbetet figura kryesore e BDI-së.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu