Zbulohet rezultati i saktë i zgjedhjeve, publikohet sondazhi që përcakton fituesin

ABC dhe Abcnews.al publikojnë rezultatet e projeksionit të parë për zgjedhjet e 25 Prillit pas përfundimit të votimeve në të gjithë vendin.

Rezultatet janë kalkuluar nga kompania izraelite “Geo Cartography” dhe publikohen për herë të parë në ABC më shumë se një orë nga përfundimi i procesit zyrtar të votimit.

Kjo kompani ka eksperiencën e saj të suksesshme, pasi parashikoi saktë edhe rezultatin e zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

ABC dhe Abcnews.al e kanë nisur me një raportim maratonë gjatë ditës së sotme për shqiptarët, me gazetarë në studio dhe në të gjithë Shqipërinë, të cilët kanë ndjekur ecurinë e procesit të votimit dhe të numërimit që nga hedhja e votës së parë në kuti deri në transportimin e kutive në qendrat e numërimit.

REZULTATET

Agim Tutulani është duke publikuar të dhënat e projeksionit të “Geo Cartography” në ABC duke zbardhur deri më tani se sa mandate merr secila parti në qarqet e vendit. Deri më tani janë zbardhur parashikimet për Shkodrën, Korçën dhe Gjirokastrën, e cila surprizon sipas Tutulanit duke marrë dy mandate.

Kështu, sipas tij, në Gjirokastër mandatet ndahen 2 me 2 mes PS-së dhe PD-së, po ashtu një ndarje barabartë mes PS dhe PD me nga 5 mandate ndodh edhe në Korçë, ndërsa 1 mandat pritet ta marrë LSI.

Sa i përket Shkodrës, “Geo Cartography” projekton 6 mandate të PD-së, 3 mandate të PS-së dhe 1 mandat të Tom Doshit duke lënë pa deputetë Jozefina Topallin dhe LSI-në.

Ndërkohë, në Elbasan raportohet se PS i ka të çimentuara 7 mandate dhe lufton për mandatin e 8, ndërsa PD pritet të marrë 6 mandate, kurse LSI merr 1 mandat. Tutulani shprehet se PS mund t’ja marrë PD-së mandatin nëse shkon në mandatin e 8.

Mandatet sipas “Geo Cartography”

Korça

PS – 5 mandate

PD- 5 mandate

LSI – 1 mandat

Gjirokastër

PS – 2 mandate

PD -2 mandate

Shkodër

PS- 3 mandate

PD – 6 mandate

PSD -1 mandat

Elbasani

PS – 7 mandate

PD – 6 mandate

LSI – 1 mandat


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu