Zbulohet se kush do t’i zëvendësojë Bora Zemanin dhe Olsan në “Për’puthen”

Bora Zemani dhe Olsa largohen nga “Për’puthen”, zbulohet se kush do t’i zëvendësojë. Ndryshime të reja priten të ndodhin në Top Channel, dhe me konkretisht emisionin “Për’puthen”. U nis si fillim si një rubrikë në “E diell”, por u kthye në emision më vete nga Olsa Muhameti.

Sezoni i dytë ishte mjaft i suksesshëm edhe pse pati jo pak skandale. Por më pas emisioni u bë përsëritës dhe pati akuza të vazhdueshme për skenar. Epo mesa duket këto kritika qenkan dëgjuar sepse burime për Kryefjala.com kanë zbuluar se vetë Top Channel po rinovon çdo gjë.

Sipas tyre Olsa Muhameti do të largohet dhe produksionin po e merr në dorë vetë Lori Hoxha. Ka shume shanse që emisioni të ngjasojë me formatin origjinal të “Uomini e Donne”, nga ku u frymëzua fillimisht.

Të njëjtat burime zbulojnë se Lori Hoxha do të vijë si producente dhe si prezantuese në vënd të Bora Zemanit do të vijë Ori Nebiaj. Këto ndryshime duken mjaft premtuese duke shpresuar në rritje të nivelit, pasi marrim parasysh ofendimet apo zënkat mes konkurenteve apo dhe opinionistëve. Të gjitha këto dëmtuan imazhin e një emisioni plot potencial që kishte si synim dashurinë, por vetëm dashuri që nuk pamë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu