Zbulohet shkalla e tërmetit të dytë në Kosovë, kjo ishte epiqendra

Dy tërmete të njëpasnjëshme kanë goditur Kosovën para pak minutash.

Tërmeti i parë me epiqendër në Leposaviq ka arritur fuqinë 4.3 të shkallës së rihterit.

Rreth 2 minuta më vonë, Kosova është goditur nga tërmeti i dytë i cili kishte fuqinë 3.8 shkallë të rihterit me epiqendër pothuajse të njëjtë në veri të Kosovës.

Lëkundjet e këtyre dy tërmeteve janë ndjerë në Kosovë, Serbi dhe Shqipëri, derisa lëkundjet më të forta janë ndjerë në Mitrovicë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu