Zbulohet testi i cili tregon nëse keni KANCER para se të fillojnë SIMPTOMAT

Një test i thjesht i gjakut që e detekton kancerin para se të fillojnë simptomat është duke u parë si një ndër zbulimet më të rëndësishme që mund të shpëtojë me mijëra jetë.

I krahasuar nga shkencëtarët me një detektor zjarri, testi funksionon duke i detektuar ndryshimet në qelizat e kuqe të gjakut që ndodhin kur kanceri është prezent.

Kjo do të thotë se testi e identifikon kancerin shumë para se ai të shfaqet, gjë që do të shpëtonte me mijëra jetë.

Duke mos kushtuar më shumë se një test standard i gjakut, shpresohet se një ditë ky test do të përdoret për monitorimin e njerëzve që kanë rrezik të lartë për këtë sëmundje.
Testi merr vetëm pak orë kohë dhe për të shfrytëzohen vetëm paisje standarde laboratorike. Shkencëtarët besojnë se testi i detekton mutacionet në proteinat në sipërfaqen e qelizave të kuqe të gjakut.

Përderisa tek pacientët e shëndetshëm numri mesatar i mutacioneve është pesë për milion, tek pacientët që janë të prekur nga kanceri numri mesatar mund të jetë nga 50 deri 100 mutan për milion.

Profesori Gareth Jenkins, i cili e ka udhëhequr studimin, ka thënë: “Testi shumë lehtë mund të krahasohet me një detektor tymi, pasi që detektori i tymit nuk e detekton prezencën e zjarrit në shtëpinë tonë por produktin e vet, tymin. Ky test e detekton kancerin duke e detektuar ‘tymin’ – qelizat mutante të gjakut”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu