Zeçeviç: Serbët dëshirojnë Franca ti udhëheq bisedimet, Gjermania e dyta, pastaj Amerika

Bashkëpunëtori i Institutit për Studime Evropiane, Profesor Slobodan Zecevic, thotë se zgjidhjet inovative mund të vijnë nga ajo që do të ishte e pranueshme për palën serbe, siç është ndarja e Kosovës me autonomi për Kishën Ortodokse Serbe dhe manastiret, të cilat edhe presidenti francez, Macron dëshiron të dëgjojë.

“Macron dëshiron të dalë në plan të parë, sepse francezët besojnë se Serbia është vendi i tyre mik dhe partner dhe ai do të dëshironte të kishte një avantazh ndaj gjermanëve. Franca ka të njëjtat synime në Greqi. Sa i përket dialogut me Prishtinën, sekretari i ri i Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken ka marrëdhënie shumë të mira me Francën, ku ishte shkolluar, dhe ai mund të ishte shumë i afërt me Macron dhe qeverinë franceze. Nëse Macron do të kishte mbështetjen e Blinken, Gjermania do të binte në plan të dytë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Metohisë. Unë sigurisht nuk dua të them pozicionin e përgjithshëm të Berlinit brenda BE”, tha Zecevic.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu