Zehra e Makedoni talentët e matematikës: Kjo lëndë sa është dhunti, aq kërkon edhe punë (VIDEO)

Në kohë rekorde përfundoi studimet për matematikë me notë mesatare 9.58. Për rezultatin e arritur Zehra Ebibi u zgjodh studentja më e mirë në fakultetin Matematiko-Natyrorë pranë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”.

“Matematika aq sa është dhunti aq kërkon edhe punë. Një dhunti të cilën ta fal Zoti dhe ti nëse nuk e kultivon dhe nuk punon për të, ajo për kohë të shkurt ndoshta do të shuhet brenda teje”– deklaroi Zehra Ebibi, studente.

Zehra në emisionin “Pastel” të TV21, tha se suksesi saj nuk ka ardhur rastësisht, por me shumë punë dhe sakrificë.

“Unë e mbaj mend që gjatë studimeve kam kaluar shumë net pa gjumë. Orë të tëra në leximore sa që ndonjëherë e ndjeja sikur jetoja aty e jo në shtëpi”– tha Zehra Ebibi, studente.

Ndonëse sakrifica për të mësuar u kthye në sukses me nota të larta, Zehra thotë se qëllimi i saj nuk ishin notat, por dituria.

“Notat maksimale nuk ka qenë shumë primare për mua, ajo që ka qenë më primare ka qenë marrja e diturisë dhe puna e vazhdueshme për një lëndë të caktuar. Ka qenë shumë e rëndësishme për mua që t’i kryej studimet në kohë dhe kam punuar shumë për të arritur këtë qëllim. Pastaj rezultatet e mira kanë ardhur edhe si rezultat i punës dhe i sakrificave”- pohoi Zehra Ebibi, studente.

E ndërkohë në Maqedoni kemi edhe Makedon Dimitrievskin, një gjeni tjetër i matematikës. Inteligjenca e tij IQ është 134. Makedoni ka fituar medalje të artë në nivel botëror në garën e lëndës së matematikës ku pjesëmarrës ishin 4000 garues. Ndonëse është klasa e dytë, ai i zgjidh detyrat e shkollave të mesme.

“Mua filluan të më interesojnë gjërat kur filloi të më interesoj madhësia e galaktikës dhe unë i shkrova me një listë për katër orë të gjithë elementet në botë nga atomet më të vogla tek shtetet. Planetët, yjet dhe universet, të gjithë i shkrova”– thotë Makedon Dimitrievski, nxënës.

Si Zehra edhe Makedoni për momentin kanë nga një dëshirë, që në të ardhmen të bëhen profesorë të matematikës.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu