Zeqiri: Bindshëm fituam Komunën e Gostivarit dhe Vrapçishtit, në Dibër ka tentime për të pamundësuar fitoren e Bekim Pocestës

Rezultati i sotëm është i kënaqshëm për Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën. Fituam bindshëm me një dallim prej 5 mijë votave në Komunën e Gostivarit, në Komunën e Vrapçishtit me mbi 500 vota dallim, kemi fiuar edhe në Komunën e Dibrës ku fatkeqësisht ashtu si në rrethin e parë edhe gjatë ditës së sotme të rivotimit në vendvotimin 0543 ende ka tentime për të ndryshuar rezultatin dhe për të pamundësuar fitoren e Bekim Pocestës që në rrethin e parë, por këto janë përpjekjet e fundit të këtij regjimi dhe nuk ka forcë që e ndal fitoren tonë, informoi zëdhënësi i partisë Arben Zeqiri, njofton Portalb.

BDI ka humbur Pollogun dhe që sonte mund të përshëndetet me të gjithë rajonin e Pollogut dhe me komunat më të mëdhaja në Maqedoninë Perëndimore dhe që nesër i ftoj oponentët tanë që të mos festojnë në ato komuna ku kanë vjedhur fitore, ku kanë përdorur shantazhin, kërcënimin, frikësimin, ku kanë përdorur policinë, por të mendojnë që nesër të fillojnë të japin llogari për të gjithë atë që kanë bërë për jo vetëm në qeverisjen e tanishme por dhe në këtë cikël zgjedhor. Kjo rënie nënkupton dhe rënie të pushtetit qendror, i cili ka pamundësuar shprehjen e lirë të vullnetit të qytetarëve. Ne do të festojmë për këtë fitore të madhe të opozitës. Falënderojmë të gjithë anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e partisë tonë të cilët kanë respektuar marrëveshjen apo vendimin për t’i dhënë mbështetje Lëvizjes Besa që në fund rezultoi me fitoren e kësaj partie në Komunën e Tetovës dhe të Zhelinës”, theksoi Zeqiri.

Ai potencoi se: “Ky regjim apo koalicion ka humbur të gjithë Pollogun, zonat më të mëdhaja në Maqedoninë Perëndimore dhe në zonat e tjera të vendit dhe që nesër mund të fillojë llogaridhënia për të gjithë atë që kanë bërë gjatë qeverisjes së tyre”.

Falënderojë të gjithë qytetarët për nivelin e lartë të kulturës demokratike që treguan në zgjedhjet e sotme dhe për rezistencën në këtë betejë kundër një regjimi hibrid ku nga njëra anë ishin qytetarët dhe opozita me vullnetin e dëshirën e madhe për ndryshim dhe nga ana tjetër ishin shantazhet, frikësimet, blerja e votave, policia dhe i gjithë aparati shtetëror dhe që sonte fillon rënia e regjimit të LSDM-së dhe BDI-së në mbarë vendin”, tha Zeqiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu