Zeqirija Ibrahimi: Çarshia me ne do të jetë qendër kulturore, shpirtërore dhe ekonomike e Shkupit

“Nëse Çarshia gjatë mandatit tonë nuk bëhet qendra kulturore shpirtërore dhe ekonomike e Shkupit, unë nuk vij më për të kërkuar votë”. Ky ishte premtimi i Zeqrija Ibrahimit i bërë për esnafët e Çarshisë së vjetër dhe gjithë zejtarët. Ai shtoi se do të punojnë pareshtur që qendra tregtare ‘Mavrovasja’ dhe Çarshia të jenë epiqendra të zhvillimit ekonomikë, ndërsa shtoi se është i gatshëm tu gjindet pranë gjithë të rinjve të cilët kanë dëshirë dhe duan të hapin biznese të reja. Poashtu Ibrahimi premtoi edhe zgjidhjen e kaosit në komunë e Çairit. “I nderuari dhe shumë i respektuari Hazhi Mensur, të premtoj se në mandatin tonë e zgjidhim përfundimisht çështjen e qarkullimit nëpër lagjet e Gazi Babës, Dizhonit, Seravës e Duqanhikut”, tha Ibrahimi. Poashtu edhe për artistët Ibrahimi premtoi se do të ketë një shtëpi kulture e cila siç tha ai “do të jetë çerdhja e kulturës urbane në Çairin tonë.”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu