Zeqirija Ibrahimi: Ju premtoj se në Çair nuk do të kërkohen më 5 mijë euro për punësim

“Ata i thyejnë paswordat tonë por s’munden me i thye kurrë zemra tona. Ata futen edhe në intimitetin dhe privatësinë tonë, ama ne futemi në zemrat e njerëzve. Me këto fjali Zeqirija Ibrahimi e hapi tubimin madhështor të organizuar në Çairçankë. Ai shtoi se kundërshtarët edhe mund të publikojë bisedat e zhvilluar me miq dhe familjarë por se ata i kanë marrë zemrat e gjithë njerëzve në Çair. “Dhe, kjo flet për moralin që e kemi ne, dhe flet për mungesën të moralit që e kanë ata. Andaj unë sonte u them, fal e keni, s’ka problem. I nderuari kryetar i Lëvizjes BESA, më lejoj që sonte të premtoj dhe të jap besën se dora ime nuk do të vjedh kurrë asnjë denarë në komunën e Çairit. I nderuari kryetar po ta jap BESËN ty dhe të gjithë qytetarëve të Çairit, se askush nuk do të prek dorë në arkën e komunës së Çairit. Të betohem këtu sonte se nuk do të ndodh më asnjëherë që dikush në komunën e Çairit dikush të kërkoj 5 mijë euro që të punësohet”, deklaroi Zeqirija Ibrahimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu