Zeqirija Ibrahimi: Që të mos ndodhë ridifinimi, Gruevski e sheh shpëtimin e vetëm tek BDI

Pas deklaratës së ish kryeministrit Nikolla Gruevski ku ka kritikuar ashpër ridfinimin e shtetit, me një status në profilin e tij në Facebook ka reaguar edhe nën kryetari i “Lëvizjes Besa” Zeqirija Ibrahimi, ku ndër tjera ai shkruan:

Nëse edhe Gruevski është kundër RIDEFINIMIT, kjo është shenjë se kah duhet t’ia mbajnë shqiptarët në këto zgjedhje.

Ndërkaq, që të mos ndodhë RIDEFINIMI, Gruevski e sheh shpëtimin e vetëm në BDI-në.
Skena po qartësohet dhe mjegulla po hiqet… Ata që duan ta shohin të vërtetën, ajo është tashmë në mejdan.
#joBDI-RIDEFINIM“, përfundon Zeqirija Ibrahimi në profilin e tij në Facebook. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu