Zgjedhjet e nesërme, media greke: Shqiptarët në Greqi nuk ushtrojnë dot të drejtën për të votuar

Nesër shqiptarët votojnë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre për Kuvendin e ri 4-vjeçar. Dita e sotme shënon heshtjen zgjedhore ku të gjitha palët politike e kanë të ndaluar mbajtjen e mitingjeve, dhe deklaratat në media dhe në rrjetet sociale që lidhen me bindjen e elektoratit për të votuar numrin e tyre në fletën e votimit. Por teksa na ndajnë më pak se 24 orë nga fillimi i procesit të votimit, media greke “Protothema” i ka kushtuar një artikull të veçantë zgjedhjeve të nesërme dhe një rëndësi të madhe i ka kushtuar edhe faktit që emigrantët shqiptarë në Greqi nuk do votojnë dot. Në artikull thuhet se numri i shqiptarëve që jetojnë në Greqi është i madh dhe ata nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar.

Pjesë nga artikulli në “Protothema”

“Pengesat për shkak të Covid-19 në kufi/ Numri i shtetasve shqiptarë që jetojnë në Greqi mbetet i diskutueshëm, por ata nuk do mund të udhëtojnë dot drejt Shqipërisë për të ushtruar të drejtën e tyre për të votuar, pasi qeveria vendosi një karantinë 14-ditore për ata që kalojnë kufirin. Kjo lëvizje vlerësohet nga organizatat e të huajve se synon të parandalojë ata qytetarë shqiptarë që duan të udhëtojnë dhe të votojnë.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu