Lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami bashkë me disa anëtarë kanë qenë mysafir në konakun e Kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto takime kanë nisur pas shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.
“Sot, bashkë me disa miq kishim nderin të jemi mysafir në konakun e mikut Hysni Gucati, Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka shkruar Kasami në proflin e tij në Facebook.
Ndryshe nga ana tjetër Alternativa e Afrim Gashit vazhdon të takohet me qytetarët në odat e burrave me fushatën “Vatra” ./TS/










