Zgjedhjet në Kosovë, Albin Kurti vjen në Shkup

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti të shtunën vjen në Shkup në kuadër të fushatës parazgjedhore e cila ende zyrtarisht nuk ka filluar në Kosovë. Kurti do të zhvillojë takim me qytetarët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

“Albin Kurti vjen në Shkup për të bashkëbiseduar me bashkatdhetarët tanë. Erdhi dita që të mblidhemi kudo ku jemi për të ndihmuar, votuar dhe festuar ardhjen në qeverisje të Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe ardhjen e ndryshimeve të mëdha për Kosovën.

Ju ftojmë të bashkoheni për të diskutuar me Kryeministrin e ardhshëm të Kosovës dhe të ftoni edhe miqtë, shokë dhe familjarët tuaj t’ju bashkohen”, nënvizon Lëvizja Vetëvendosje. Sipas agjendës, takimi në Shkup do të zhvillohet në orët e pasditës në ora 16:30, tek Kinoteka e Maqedonisë, Lagja Karposh, përballë ish gjimnazit shqiptar “Zef Lush Marku”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu