Zgjedhjet në Maqedoni, sot votojnë 325 qytetarët e parë

Ka filluar procesi zgjedhor i zgjedhjeve të nënta parlamentare në Maqedoni.

Zgjedhjet mbahen në Komisioni Shtetëror Zgjedhor për anëtarët e komisioneve zgjedhore që do t’i organizojnë zgjedhjet në përfaqësitë diplomatike-konzullare të Maqedonisë.

Votimi ka filluar në ora 7 të mëngjesit dhe do të mbarojë në ora 19 dhe pritet të votojnë gjithsej 325 votues.

Pritet që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 11 dhjetor, ndërsa në Diasporë do të votohet një ditë para zgjedhjeve në vend, pra më 10 dhjetor, nga ora 7 deri në ora 19.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu