Zgjodhi Arabinë Saudite, Benzema tregon motivet: Unë jam mysliman dhe jam në vendin tim

Karim Benzema zgjodhi të transferohej në Arabinë Saudite te Al-Ittihad. Sulmuesi francez në një intervistë për kanalin e klubit, ka treguar motivet që e shtynë që të bënte këtë zgjedhje.

“Unë jam mysliman, këtu është një vend mysliman dhe dua të jetoj këtu. Është bukur të jesh në një vend mysliman ku tashmë ndjej se njerëzit më duan. Kjo do të më lejojë të filloj një jetë të re. Unë dua të flas rrjedhshëm arabisht, kjo është e rëndësishme për mua.

Meka është gjithashtu afër dhe është e rëndësishme për një besimtar si unë. Unë jam në vendin tim. Kur fola me familjen time ata ishin të gjithë shumë të lumtur, kuptuam që vendi ynë është në Arabinë Saudite”, – tha ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu