Zhbllokoni hundët e fëmijëve me këto mënyra natyrale

Virozat e dimërit janë shumë të përhapura në këto kohë të ftohta dhe më së shumti këto viroza i vuajnë fëmijët e vegjël të cilët kanë vështirësi në frymëmarrje dhe në ushqyerje.

Pikë së pari fëmijës jepini sa më shumë lëngje për të pirë, ndërsa si ushqim rekomandohen supërat.

Vendosini disa gjethe menteje poshtë hundës, e cila luan rol të rëndësishëm për zhbllokimin e hundëve.

Një tjetër mënyrë e cila përdorej dhe nga gjyshet tona, është ai me avull. Në banjë lëreni dushin hapur që të krijohet avull.

Më pas futeni fëmijën brenda dhe qëndroni bashkë me të për mbi 5 minuta. Avulli ndikon në shkrirjen e sekrecioneve dhe në këtë mënyrë do i pastroni më lehtësisht.

Një tjetër mënyrë është tërheqja e sekrecioneve me një pompë e cila gjendet në të gjitha farmacitë.

Veç bëni kujdes, për fëmijët më të vegjël se tre muajsh, mund të veproni me solucionin që shkrin sekrecionin, por në çdo rast për shkak të moshës më delikate, do ishte më mirë të konsultoheshit me mjekun.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu